Kosova dhe Izreali kanë shënuar një datë të re historike duke njohur pavarësinë e vendit dhe duke u bërë kështu një vend me popullsi myslimane që hap ambasadën në Jerusalem. Por, pak ditë pas kësaj ngjarje, një reagim qesharak nga ana e shtetit të Palestinës ka ardhur ndaj shtetit të Kosovës në lidhje me veprimet e fundit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës e ka përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.
“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë. Kjo na tregoi, si shtet i Palestinës, dhe grup arab dhe islamik, se ajo [Kosova] e ka injoruar ligjin ndërkombëtar, legjitimitetin ndërkombëtar dhe rezolutat e saj dhe kanë bërë shkelje të qartë dhe haptazi, gjë që do ta bënte të vështirë për çdo vend të mendonte ta njihte atë”, thuhet nga Ministria e Jashtme palestineze.
Kjo ministria e Jashtme e Palestinës po i bën thirrje Kosovës që të mendon këtë veprim dhe t’i shikon interesat e saj ndërkombëtare. Kujtojmë se të hënën Kosova dhe Izraeli shënuan edhe zyrtarisht nisjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.