Një i dënuar për trafik droge në burgun e Drenovës në Korçë, ka thyer lejen e dhënë nga autoritetet e burgut, duke mos u kthyer në qeli.
Mësohet se i dënuari është shtetasi nga Maqedonia, Isen Mërtishi.
Pak ditë më parë i është dhënë leja ndërsa nuk është kthyer më në burgun e Drenovës. Policia po zhvillon kërkime për gjetjen e tij