Fetai dhe Angellov dënojnë thirrjet e protestuesve shqiptar për UÇK-në!


Medai Shaholli
Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, është takuar dje me drejtorin e Qendrës për Menaxhim të Krizave Stojano Angellov, të cilët me këtë rast janë shprehur kundër parullave për ”UÇK,UÇK” nga ana e protestuesve shqiptarë të premten e kaluar në Shkup.

Këto deklerata na kujtojnë mbledhjet e Komiteteve komunale të ish Lidhjes komuniste të Jugosllavisë në ”luftën kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar” si dhe dënimin e tyre si kërkesa nacionaliste gjatë viteve tëtëdhjeta.
Në takimin e tyre, ata së bashku kanë dënuar thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”, që u dëgjuan në protestën e shqiptarëve që u mbajt ditën e premte, qëndrime këto që nuk janë tjetër veç se një vazhdim i politikës shoveniste sllave ndaj shqiptarëve që nga koha e sistemit komunist jugosllav.

Kurse pashtetarët dhe liderët sllavo-maqedonë, në paraqitjet e tyre asnjëherë nuk kemi dëgjuar të dënojnë thirrjet e komitëve si ”smrt za shiftari” etj, por janë shqetësuar për thirrjet UÇK, UÇK, që nuk drejtohen kundër askujt por vetëm si ndenjë që i bënë krenarë shqiptarët kudo që janë.

Ata thënë se nevojitet vazhdim i pajtimit mes “një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve”, por me këtë rast dënohet vetëm njëra palë dhe nga ana tjetër, thirrjet shovene të komitëve të ” harbuar” nuk paraqesin fyerje dhe racizëm në marrdhëniet ndëretnike në MV. Ky qëndrim i njëanëshëm i shqetësimit të drejtuesve të ndryshëm vetëm për njërën palë, ku njëri përfaqëson pushtetin dhe tjetri Bashkësinë Fetare, paraqet qëndrim servil dhe antishqiptar si vazhdimësi i politikës së vjetër shoveniste kundër shqiptarëve që nga viti 1945 e deri më sot.

Me largimin e ”Zharkos” nga BFI, shqiptarët e MV mendan se tani do kenë përfaësuesin e denjë në krye të institucionit fetar por jo, nuk doli ashtu ”Zharko” ka lënë pasardhësin e vet për ta vazhduar misionin aty ku e la ai.
Prononcimi dhe dënimi për thirrjet e protestuesve shqiptar si ”UÇK,UÇK” dhe ndëshkimet e organizatorëve të protestës kundër rastit ”Monstra’ nga ana e dy veglave qorre Angelov dhe Fetai, janë qëndrime shoviniste të qeverisë Zajko përmes kukllave të tyre para opinionit publik.