Njihuni me Enxhi Sulejmanin, një Adriana Lima shqiptare


Ajo është 21 vjeç dhe nuk është një fytyrë që kalon pa u vënë re. Shumë prej jush mund ta keni hasur në rrjetet sociale, në ndonjë reklamë apo në ndonjë sfilatë. Enxhi Sulejmani merret prej 3 vitesh me modeling, një botë pjesë e së cilës ajo u bë krejt rastësisht.

Ishte në vitin e tretë në gjimnaz kur thjesht reklamonte veshjet e biznesit të një mikeshe dhe iu propozua të ishte pjesë e një eventi të vogël me 10-15 veta publik. Dhe siç shprehet Enxhi, pa e kuptuar nisi aventura e saj me modelingun. Më vonë ajo u bë pjesë e një sfilate me modele profesioniste të një brandi shumë të rëndësishëm dhe u përfshi në disa fushata reklamuese të disa prej kompanive më të njohura në Shqipëri.