Kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të mbetet i përkushtuar për vendin sikurse në ditët e çlirimit.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj.
Ai është shprehur se edhe pse Kosova jeton në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende.
“Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka përfunduar Haradinaj.
Përkundër që është bartës i listës së kandidatëve për deputet nga radhët e AAK’së, kreu i këtij subjekti po këmbëngul se nuk është kandidat për kryeministër. Ai ia ka mësyer pozitës së presidentit.
Një kërkesë e tij është që prej legjislaturës së kaluar, e cila shkaktoi probleme ndërmjet koalicionit qeverisës LDK-NISMA-AAK. /Gazeta Express/