MBI GJASHTË MIJË MAKINA TË KONFISKUARA (VIDEO)


Maqedonia është mbushur me makina të konfiskuara. Vetëm në Idrizovë dhe në Milladinovci janë 3.500 makina, 2.500 janë në Policinë pyjore dhe shumë makina të tjerë janë në stacionet policore. Kështu ka deklaruar Drejtori i agjencisë për administrim me pronën e konfiskuar, Faton Asani, i cili ka shtuar se procedurat e gjata gjyqësore janë pengesë që ata, pronën e konfiskuar ta ofrojnë në ankand ose ta dhurojnë ndonjë institucioni shtetëror.

Asani, në konferencën vjetore rajonale për praktikat më të mira në sferën e konfiskimit dhe menaxhimit me pronën e konfiskuar në organizimin e Rrjetit Ballkanik për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar (BARIN), tha se konfiskimi si masë represive ka edhe efekt parandaluese, ndërsa autorët e veprave kriminale bëhen të vetëdijshëm se do të ju merret prona e fituar në mënyrë joligjore.

FATON ASANI, DREJTORI I AGJENCISË PËR ADMINISTRIM ME PRONËN E KONFISKUAR
“Numratori i premtuar para zgjedhjeve duhet të filloj të sillet, por që të filloj të sillet,duhet të punojnë gjykatat, nëse fillon të rrotullojnë gjykatat, atëherë edhe ne si agjencion do të fillojmë të konfiskojmë. Mendoj se problemi është te gjykatat, ata duhet të jenë më elastik dhe më të shpejtë   

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ka filluar konfiskimi i pronës para një vit e gjysmë, deri tani është konfiskuar pronë në vlerë prej 20 milionë euro.

KENAN KARO, DREJTOR I AGJENCISË SË BONJËS PËR PRONË TË KONFISKUAR

“Janë konfiskuar hotele, shtëpi studentore, pompa benzine, makina, stoli ari. Nga kjo pronë, diçka japim, diçka është dhuruar një shoqate për përkujdesjen e fëmijëve të sëmurë nga kanceri. Poenta është e asaj që kemi konfiskuar të dhurohet në qëllime humanitare dhe sociale

Zv/ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Oliver Ristovki, tha se shtetet në vazhdimësi po e ndryshojnë mënyrën e dënimit, dhe tani aksenti më tepër po vendoset në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jolegale.