“Historia Ime” solli këtë të hënë historinë e rëndë të një gruaje, e cila pas vuajtjesh të gjata arriti të shpëtonte nga dhuna e bashkëjetuesit të saj alkoolist dhe përdorues dro*ge.
Ajo është 38 vjeçe dhe ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë, fryt i bashkëjetesës 4-vjeçare. Në studio, ajo tregoi se ishte 6 muajshe shtatzënë kur zbuloi se babai i fëmijës që do të vinte në jetë ishte i celebruar me një grua tjetër. Ndonëse e zbuloi këtë, për shkak të opinionit ajo vendosi të mos largohej, por të qëndronte me të. 38-vjeçarja tregon se u njoh me partnerin në një prej autobusëve të linjës në Tiranë dhe vendosi të bashkëjetonte vetëm 2 ditë më vonë.