Ajdari: Prokurorja Fetai nuk ka ofruar asnjë provë të re për ‘Monstrën’

Kryetari i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari tha se në ripërsëritjen e rastit nuk ka pasur asnjë provë të re, dhe se e tërë akuza është bazuar në aktakuzën e kaluar të prokurores Geshovska.

“Kjo është një detyre e cila me manipulim dhe jo me prova dëshiron ta mbuloj rastin. Kam numrin e dokumentit, zonja prokurore mendon se Fejzi Aziri pse ka qenë pjesëtar i UCK-së duhet të llogaritet si ndonjë pjesëtar i organizatës terroriste. Përgjimet nuk janë kundër nesh.

Nëse do t’i kishte pas VMRO nëpër bilborde do t’i vendoste. Këtë duhet ta sqarojë kryeministri i tanishëm që tha se këto janë njerëz të pafajshëm. Në bazë të cilave prova i vlerësojë se janë të pafajshëm. Cili e ka mirë i pari që tha se janë të pafajshëm, apo Fetai”, deklaroi Ajdari.