Të shtëna armësh në një tubim të PDK-së në Suharekë


Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje.
Pamjet e siguruara tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me ar*më.
Ka qenë vetë Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj që ka postuar fotografi nga ky tubim në Facebook.

Ai ka thënë se ka qenë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë, “në mesin e qindra bashkëlu*ftëtarëve”.
“Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluf*tëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejtë i UÇK-së. Më 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së!”, ka shkruar ai në Facebook.