Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të RVM-së Arbër Ademi priti në takim euroambasadorin Dejvid Gir


Sot, 28 janar 2021, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, pati takim me euroambasadorin Dejvid Gir, ku u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi çështjet aktuale të Eurointegrimit në vend në dritën e zhvillimeve të fundit pas mosmarrjes së vendimit të Këshillit për mbajtje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, vitin e kaluar gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE.

Në këtë kontekst, Ademi, theksoi se bëhen përpjekje për hapa pozitiv në suazat kryesimit aktual të BE-së në Portugali. Theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në agjendën e BE-së dhe se në këtë drejtim Parlamenti dhe Komisioni për Çështje Evropiane janë të përfshira plotësisht në realizimin reformave evropiane. Duke iu referuar punës së Komisionit, theksoi se si kryetar i Komisionit zotohet për punë transparente së bashku me opozitën, në mënyrë që ligjet me të cilat harmonizohet me legjislacionin Evropian të miratohen me konsensus politik dhe partiak.

Ambasadori Gir theksoi rëndësinë e rolit të Parlamentit dhe Komisionit për Çështje Evropiane në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, si sistem qarkullues kryesor në realizimin e miratimit të legjislacionit Evropian.

Në këtë drejtim, e potencoi mbështetjen e tij në rrugën drejt BE-së, duke shprehur gatishmëri për çdo lloj mbështetje nga Delegacioni i BE-së në Shkup në realizimin e reformave të BE-së. Në këtë drejtim Gir iu referua ndihmës financiare në Planin e Investimeve Ekonomike i miratuar nga Bashkimi Evropian, si sinjal i fortë i angazhimit dhe mbështetjes së BE-së për progresin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shkup 28 janar 2021