Zvicra shtrëngon masat, nga 8 shkurti rregulla të reja

Zvicra ka marrë vendim për shtrëngimin e masave ndaj pandemisë. Kushdo që hyn në Zvicër nga zonat e rrezikut, nga 8 shkurti duhet të paraqesë një test negativ PCR.
Kjo vlen edhe për udhëtarët që futën me vetura, autobusë dhe mjete të tjera tokësore.

Po ashtu, për të gjithë udhëtarët është e detyrueshme karantinë 10-ditore.
Nga 8 shkurti të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin një test negativ PCR kur hipin në aeroplan – edhe nëse hyjnë në Zvicër nga një zonë rreziku.

Linja ajrore është përgjegjëse për kontrollin.
Nëse nuk ka pasagjeri test, ekipazhi i fluturimit duhet ta refuzojë hyrjen. Në aeroporte ka mundësi testimi për testin PCR dhe duhet të mbulohen me shpenzime personale.
Diplomatët, punonjësit shëndetësorë, udhëtarët ndërkufitarë, udhëtarët transit, udhëtarët ose atletët që garojnë në ndonjë event zyrtar, bëjnë përjashtim nga këto rregulla