Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin “Enter” në TV SHENJA, duke folur për problemin me nënshtetësinë që kanë shqiptarët ka deklaruar se platforma e opozitës “Shtetësia” ka qëllim që qytetarët të tregojnë hallin e tyre me mospasjen e shtetësisë.

“Kjo është tmerr për një shtet që donë të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa BE është një grupim që mbron të drejtat e qytetarëve. Duhet të del në shesh kjo e padrejtë që bëhet për qytetarët të cilët janë me mijëra, në të shumtën e rasteve këto janë të bashkësisë etnike shqiptare. Njerëz që lindin, rriten dhe vdesin dhe që nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Sela.

Ai tha se koalicioni ASH-AAA kanë premtuar gjatë zgjedhjeve se do të luftojnë për të siguruar këtë të drejtë qytetarëve.
Sela u shpreh se kjo është një temë e cila nuk duhet të vonohet dhe të zgjidhet.
“nuk kam besuar se edhe kjo gjeneratë e politikanëve maqedonas do të vazhdojnë dhe të sillen me këtë mendësi”, u shpreh Sela.