Konfirmohet varianti i parë i virusit britanik në vend

Mutacioni britanik i koronavirusit konfirmohet në vendin tonë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se ky virus është zbuluar në laboratorin privat të klinikës “Zhan Mitrev” tek një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar. Virusi u zbulua në spital gjatë analizës së mostrave nga janari. Pacienti gjatë anketimit ka thënë se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit.

Ministria e Shëndetësisë
“Pacienti iu nënshtrua një testi të shpejtë për herë të parë msë 29.12.2020, për shkak të etheve dhe frymëmarrjes së rënduar. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 04.01.2021, ai u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat “Zhan Mitrev”, ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat. Më 15 janar, pacienti bëri dhe një test të tretë që po ashtu rezultoi pozitiv”

Laboratori kishte përcaktuar se pacienti dyshohej se kishte një mutacion në virus, dhe më pas ishte izoluar. Sipas informacionit që laboratori i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në izolimin e këtij pacienti. Mostrat e tjerë që u analizuan në të njëjtin laborator privat nuk kanë zbuluar virus britanik të koronës.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 394 raste të reja nga 2236 teste të kryera. Kanë vdekur 9 pacientë, ndërsa janë shëruar 387.
Në ndërkohë në Klinikën për nefrologji ka nëntë mjekë, tetë motra medicinale, një laborant, një psikolog dhe tre infermierë që për momentin janë të infektuar. Mes tyre edhe drejtoresha e Klinikës, Irena Bushletiq. Burimi i infekcionit ende nuk është gjetur, ndërsa puna në klinikë rrjedh pa pengesa.