Donin të blinin bukë me 100 euro false, arrestohen


Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë pasi kishin tentuar të blinin bukë me një kartëmonedhë 100 euroshe e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Një nga të arrestuarit është i mitur.

Pas intervistimit, në stacionin policor janë shoqëruar edhe dy të dyshuar pasi që për të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim në mënyrë të organizuar kishin vënë në qarkullim kartëmonedhën e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.