Në orët e mëngjesit të ditës së sotme (27-janar) në rrugën “151” në Gostivar pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar
e kanë privuar nga liria 55-vjeçarin Z.A. nga Gostivari i cili gjysmë ore më herët në një kazino në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar e ka su*lmuar me mjet të mprehtë personin S.A. (33) nga Debreshi i Gostivarit.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor- Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë adekuate.