Hoti uron Sekretarin e ri amerikan: Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju


Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar Anthony Blinken, pasi Senati e ka konfirmuar në pozitën e Sekretarit të Shtetit amerikan.

Hoti këtë urim e ka bërë përmes Twitter, ai ka shkruar se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me Sekretari e ri amerikan, për të forcuar aleancat mes dy shteteve.

Hoti, Antony Blinken i ka shprehur urime të përzemërta në pozitën e re, si Sekretar i Shtetit. “Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, shkroi Hoti.

https://twitter.com/Avdullah/status/1354369699191128065?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1354369699191128065%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fhoti-uron-sekretarin-e-ri-amerikan-kosova-eshte-e-perkushtuar-qe-te-punoje-ngushte-me-ju%2F