Të martën në ora 21 e 35 minuta policia e Maqedonisë së Veriut ka arr*estuar një vajzë 18 vjeçare nga Kosova. Siç informon MPB, ajo është arr*estuar në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Policia paralajmëron se vajza me iniciale L.M. është arr*estuar për shkak se në Maqedoni është futur në mënyrë ilegale dhe ka qëndruar ilegalisht.
Pas procedurave të nevojshme administrative, vajza do të kthehet në Kosovë.