Gjermani, në një banesë gjenden 4 personave të vdekur


Policia gjermane ka bërë të ditur se në një banesë në jug të Gjermanisë janë gjetur katër persona të vdekur, një grua dhe tre fëmijë, ndërkohë që një burrë u kap para ndërtesës me lëndime të rrezikshme për jetën që pësoi nga rënia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin policor theksohet se një dëshmitar të martën në mëngjes gjeti kufomën e gruas 29 vjeçare dhe fëmijëve të moshës tre, shtatë dhe nëntë vjeç në banesën në qytetin bavarez Gunzenhausen. Nuk shpalosën detaje për shkaqet e vdekjes.

Ai shtoi se 31 vjeçari me siguri ka qenë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, dhe se lëndimet që mori nga rënia janë nga lartësia e madhe.