Haradinaj: Nuk duhet t’i ndalohet kandidimi Albin Kurtit


Njëri nga figurat më të rëndësishëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime” ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas tij, vendimi i PZAP-së është i çuditshëm pasi që po ua pamundëson kandidimin edhe personave që kanë gjoba për aksident.

“Vendimi i ri është i çuditshëm, se për një gjobë aksidenti po i pamundësohet kandidimi. Për Shemsedin Dreshajn dhe Shqipe Kastratin e di sigurt se është për gjobë. Njëri 18 euro e tjetri 12 euro. Unë shpresoj që nuk ka presione politike. Kjo është e çuditshme. Ne do t’i ndjekim rrugët ligjore, deri në Gjykatën Supreme. Ne shpresojmë që Supremja të marrë një vendim tjetër”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”.

Ai ka komentuar edhe faktin që në listë nuk është lejuar as Albin Kurti.
“Nuk duhet me iu ndalu kandidimi as z.Kurtit e as të tjerëve. Një qytetar në Shtërpcë, ka gjujtë gaz lotsjellës është dënuar me 200 euro. Ajo ka qenë një protestë politike që është bërë në atë kohë”, tha tutje ai.