PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) ka vendosur kundër ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin e KQZ’së, që nuk u lejon garimin për deputetë pesë kandidatëve të propozuar nga kjo parti. Përveç liderit Kurti, në zgjedhje sipas PZAP’së nuk kanë të drejtë të kanditojnë edhe katër të propozuar tjerë.
“Siç rezulton nga shkresat e lëndës, nga verifikmet e bëra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kandidatët e propozuar në listën e subjektit LVV, Albin Kurti i dënuar sipas aktgjykimit Pkr.nr.717/2015, i formës së prerë nga data 13.09.2018, Albulena Haxhiu e dënuar me aktgjykim Pkr.nr.717/2015, i formës së prerë nga data 13.09.2018, Libur Aliu i dënuar sipas aktgjykimit P.nr.549/2026 i formës së prerë nga data 30.01.2018, Bajram Mavriqi i dënuar sipas aktgjykimit P.nr.103/2020 i formës së prrë nga data 03.11.2020,
si dhe Labinot Demi Murtezi e dënuar sipas aktgjykimit P.nr.3066/2016 i formës së prerë nga data 31.01.2028, të gjithë këta të dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga gjykat e vendit, andaj nga kjo rrjedhë se asnjëri nga këta kandidatë nuk është i përshtatshëm konform nenit 29 par. 1 germa q) të LZP-së, dhe rrjedhimisht kjo përbën ndalesë për certifikim të këtyre kandidatëve, kështu që për këto rrethana edhe është vendosur si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e PZAP’së.
Për më tepër ky vendim nuk ia lejon LVV’së as t’i zëvendosojë këta kandidatë me kandidatë të tjerë në listë. LVV i bie se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me një listë e cila do t’i ketë vetëm 105 kandidatë për deputetë, nga 110 sa është maksimumi.