Halil Kastrati tregon pse Leonora Jakupi hyri me këpucë në shtëpinë e skamnorit


Hyrja brenda me këpucë në një familje skamnore e Leonora Jakupit ka qenë kryetemë e mediave gjatë javës së kaluar.
Për këtë gjë është deklaruar edhe Halil Krasniqi, me të cilin atë ditë Leonora ishte në vizitë tek ajo familje.

Kastrati tha se Leonora nuk hyri qëllimisht me këpucë në atë shtëpi, porse familja e kanë futur me zor brenda.
“E kemi pasur në emisionin e kaluar Leonora Jakupin, që e përshëndes dhe e falënderojë shumë që ka marr mundin me qenë me neve javën e kaluar në disa aktivitete tona. Është bërë tepër e madhe këpucët e Leonores dhe pse ka hyrë brenda me këpucë. Unë nuk dua që ne si ‘Jetimat e Ballkanit’, nuk kemi hyrë kurrë edhe kur ka pasur paragjykime për neve. Unë kam qenë prezent kur familja nuk ka pasur shans me e heq këpucët Leonora se e ka marrë familja me zor e ka shti brenda, tu thanë na erdh dita me ju pa”, ka thënë Kastrati, në një emision televiziv