Maqedonia do të furnizohet me vaksina kineze kundër Covid-19


Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”. Informacionin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në intervistën sotme për emisionin “360 gradë” në TV Alsat tha se me ndihmën e Ambasadës kineze në vend, tashmë kanë krijuan kontakte me prodhuesit vaksinave.

“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Pfizer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia po ndërpres procesin e imunizimit dhe kjo është diçka që na bën të punojmë praktikisht në të gjitha fushat për të siguruar një proces integral, pa pushim që nga momenti i fillimit të imunizimit, natyrisht me të gjitha vaksinat e sigurta”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Në pyetjen nëse këto vaksina të paraqesin problem pasi nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, ministri u përgjigj:

“Dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë. Kjo është pikërisht ajo që ata kanë analizuar për pothuajse të gjitha vaksinat që tani janë në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe, natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e tyre.