Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi paraditen e sotme ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish-kryetarit të ndjerë të kësaj partie, Arbën Xhaferi me rastin e 73-vjetorit të lindjes së tij.
“Njerëzit si Arbën Xhaferi kanë vetëm ditëlindje por mosprezenca e tij në mesin tonë do t’i mungojë gjithmonë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare.
Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë!”, ka theksuar Menduh Thaçi.