Gazetari dhe analisti, Mustafa Nano, së fundmi ka komentuar prezantimin e kandidatëve të “Vetëvendosjes” për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Nano thotë se, nuk i pëlqen iniciativa e LVV-së dhe se nuk e kupton se përse kryetari i saj, Albin Kurti ka këtë qasje burracake ndaj Shqipërisë.
“Në të vërtetë, mua nuk më pëlqen invadenca e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa herë që dëgjoj lajme me Vetëvendosjen që fut hundët në Tiranë, më vjen t’u them: “E bëtë Kosovën ju, dhe tani u ka mbetur edhe Shqipëria?” Nuk e kuptoj këtë qasje burracake të Albin Kurtit. Ne jemi dy shtete të ndryshme momentalisht, dhe secili duhet të bëjë mirë punën në vendin e vet. Nëse Vetëvendosja ia del ta fusë në binarë Kosovën, e ka bërë punën e vet. Ky do ishte kontributi më i madh patriotik i saj. Përveç kësaj, lëvizje të tilla nuk e ndihmojnë kohezionin kombëtar. Përkundrazi, krijojnë probleme, pakënaqësi, mllefe.”,- thotë Nano./