Tea dhe Andi sot pritet të largohen nga emisioni “Për’puthen”

Çifti i parë i “Për’puthen” që do të largohen dhe do të vazhdojnë njoftimin jashtë programit, pritet të jetë Tea me Andin.
Sot në “Për’puthen Prime”, do të ketë hyrje të reja në emision, ku pritet që të hyjnë 3 djem dhe 1 vajzë.

Vajza që do të hyjë pritet të zëvendësojë Tean, e cila që nga e diela do të largohet së bashku me Andin, si çifti i parë i këtij sezoni.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Ina dhe Geri ishin të parët që e thyen ‘akullin’ e këtij formati, duke u larguar si çift, por që më pas marrëdhënia e tyre u ndërpre. Gjatë mbrëmjes së kaluar, u larguan Panajoti dhe Almendi e ndërsa javën e kaluar u largua edhe Ervini por këta tre do të zëvendësohen nesër mbrëma nga tre djem të rinj.