63% e zviceranëve janë për ndalimin e ferexhës

Women wearing niqab exit the Danish Parliament in Copenhagen, Denmark, on May 31, 2018. The Danish parliament on Thursday, May 31,2018, passed a law banning the Islamic full-face veil in public spaces, becoming the latest European country to do so. / AFP PHOTO / Ritzau Scanpix / Mads Claus Rasmussen / Denmark OUT

Nëse do të votohej sot, ndalimi i ferexhës do të pritej çuditërisht mirë nga zviceranët. Kështu të paktën tregon një sondazh përfaqësues.
Ndalimi i burkës, gjegjësisht iniciativa që do të votohet më 7 mars ka marrë aprovimin e shumicës në sondazhin e parë të realizuar nga gazetat 20 Minuten / Tamedia.

Sipas gjendjes së sotme, 63 për qind e zviceranëve do të kishin votuar pro iniciativës popullore “Po për ndalimin e mbulesës” ndërsa 35 për qind do ta kishin refuzuar atë, trasnmeton albinfo.ch.
Rezultatet e sondazhit të parë tregojnë një polarizim relativisht të fortë midis partive: Votuesit e majtë janë kundër propozimit, ndërsa votuesit e CVP dhe FDP janë pro. Ndërkaq, siç dhe pritej, mbështetja në SVP është shumë e lartë.

Argumenti më bindës për ithtarët është se mbulesa e fytyrës është një shprehje e Islamit radikal dhe nuk ka vend në kulturën perëndimore.
Refuzimi i kundërshtarëve bazohet veçanërisht në dy pika: Nga njëra anë, ata janë të mendimit se është një numër i vogël i grave që mbajnë burka, dhe nga ana tjetër, shteti duhet të qëndrojë jashtë kodeve të veshjes të bëra privatisht.

Këshilli Federal ka kundërshtuar iniciativën dhe ka dalë me një kundërpopozim. Sipas tij, mbulesa është çështje e përcaktimit personal por ajo duhet të hiqet para autoriteteve, në rastet kur kërkohet të bëhet identifikimi i personave që bartin atë mbulesë.