Borë në Slloveni


Në majën malore Kredarica në Slloveni mëngjesin e sotëm ka rënë dëborë. Edhe pse në mënyrë kalendarike mbërriti vera, temperaturat në Gadishullin ballkanik janë më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë të vitit.

Objektet të cilat ndodhen në majën Kredarica e cila është në 2.515 metra lartësi mbidetare janë tërësisht nën dëborë.

Temperatura më e lartë në Kredarica është matur më 27 korrik të vitit 1983 dhe ka qenë 21,6 gradë, ndërsa më e ulët më 7 janar 1985 kur ka qenë minus 28,3 gradë Celsius