Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 34 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 286 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur 11 pranime.
Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 15 pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër 10 ditës së djeshme. Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 20 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 18 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 95 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 19 pacientë. Gjithsej 286 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 119 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.