Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku një 10-vjeçare ka gjetur vde*kjen si pasojë e një sfide në rrjetin social Tik-Tok.
Vogëlushja përfundoi në koma pas një loje të tmerrshme gjatë një testi ekstrem të mbytjes.
Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga mjekët, nuk kishte asgjë për të bërë për 10-vjeçaren e cila ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, prindërit ranë dakord për heqjen e organeve të saj. Prokurori i çështjes hapi një dosje hetimore.
Mediat italiane njoftojnë se ajo kishte vendosur një rrip në fyt dhe e kishte shtrënguar për disa minuta derisa u asfiksua, gjë e cila e çoi në arr*est kardiak.
Të gjitha mesazhet dhe bisedat në telefonin e vajzës së vogël po shqyrtohen nga hetuesit.
Çfarë është sfida e black-out?
Kjo është një sfidë që i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes.
Ata që marrin pjesë tentojnë mbytjen, derisa shkojnë në gjendje alivanosjeje.
Videot po qarkullojnë në internet prej disa kohësh duke shpjeguar se si funksionon kjo sfidë.
Kjo gjë praktikohet edhe me përdorimin e litarëve ose krahëve të mbështjellë rreth qafës.
Qëllimi është të përjetohet një eksperiencë e të qenët pa oksigjen, ngjashëm me të qenët 7 mijë metra mbi nivelin e detit, ose në prag të vde*kjes.
Qëllimi i sfidës është të humbasësh vetëdijen dhe pastaj të kthehesh.