Ja sa pacientë me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në vendin tonë


Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 330 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 26 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 14 pacientë, në Veles po mjekohen 23 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 47 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 35 pacientë, në Prilep 34 në kovid-qendrën në Gostivar 18, ndërsa në Strugë 23 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 23 pacientë, në Koçan dy pacientë, në Kërçovë 16, Kavadar 21, në Gjevgjeli 6 persona, ndërsa në Dibër 11 pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 610 dhe ka rreth 603 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendrat.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka furnizim me oksigjen. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.