Aktorja e famshme tregon fakte të dhu*nës: Burri më rra*hu në karantinë!


Aktorja e famshme amerikane, Christina Ricci, ka thënë se karantina ka qenë e rre*zikshme në familen e saj. 40-vjeçarja ka treguar fakte se burri e ka rra*hur disa herë në karantinë, duke treguar edhe fakte të dhu*nës.

Dje aktorja ka paraqitur në polici urdhërndalimi kundër burrit të saj, James Heerdegen me pretendimet se ai e kishte rra*hur, shtyrë, pështyrë dhe forma të tjera të dhu*nës.
Christina ka thënë se kishte planifikuar divorcin, por që pandemia ia ka shtyrë këtë vendim.

Christina paraqiti disa fotografi në gjykatë, duke treguar dëmtime që ajo pretendon se i kishte pësuar nga duart e Heerdegenit.
Christina gjithashtu ka frikë se abu*zimi i Heerdegenit mund të kthehet në vde*kjeprurje.