Shoferin e merr gjumi në Tesla, vetura e çoi vetë në shtëpi


Kjo video u kap nga një pasagjer në veturën e një njeriu. Ai tha se shoferi i veturës Tesla dukej se po flinte, i lidhur prapa timonit të saj.
“Ai po flinte, ka mundur ta shk*elte dikë sepse ishte duke shkuar në 104kmh. E kisha parë edhe më herët në lajme, por thjeshtë nuk iu besoja syve se çfarë po shihja”, tha ai.

Në uebfaqen e saj, Tesla thotë se sistemi autopilot është shumë i avancuar dhe i krijuar për të ndihmuar shoferin në vozitje, kur ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, si për shembull ta drejtojë, t’i japë gaz dhe të frenojë kur t’i duhet.
Kjo nuk është hera e parë që një shofer i veturës Tesla fle përderisa ajo ecën.