Të gjithë e njihni Tarzanin. Ai ishte një hero imagjinar, i lindur nga pena e shkrimtarit amerikan Edgar Lee Burroughs. E besoni ose jo, edhe Kosova e ka një Tarzan. Të paktën, kështu e thërrasin të gjithë Ramiz Ramadanin, i cili vjen nga fshati Smirë i Vitisë.
“Tarzani i Kosovës” ka aq besim në vete, sa është i sigurt se nëse do të garonte për librin e rekordeve Ginis, do t’i fitonte disa prej tyre.
54-vjeçi thotë se vendin e parë në Librin Ginis, do ta fitonte duke thyer arra me kokë.
Çudirat nuk përfundojnë këtu. Ai vazhdimisht thotë se nuk ndjen dhimbje dhe këtë u mundua ta vërtetojë, duke u goditur me rrip. Edhe për këtë, ai synon rekordin.
Por, përveç rekordeve që i synon, ai ka një porosi edhe për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
Ndiqeni të plotë intervistën e tij: