I njohur si i akuzuar nga mediat greke dhe i shpallur non grata nga vendi fqinj, gazetari Marin Mema ka pasur një përp*lasje në distanë në rrjetet sociale me deputeten socialiste Artemis Malo.
Ka qenë dokumentari i fundit i gazetarit Marin Mema në Dropull, ku gazetari tregon me dokumenta dhe me ndihmën e dy profesorëve që në Droppull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika Bardhi etj, që mes tij dhe deputetes të krijohej një përplasje e paprecedentë.
Deputetja Malo me anë të një psotimi në rrjetet sociale e ka quajtur gazetarin një pseudo-patriot dhe e ka kërcënuar se do të përballet me ligjin, ndërsa më pas ka reaguar edhe gazetari, që pyet gazetaren përse nuk i pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrat e sipërpërmendur, ndërsa shprehet se gjithçka që është thënë në atë dokumentar është e vërtetuar me fakte dhe dokumenta.