Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3C, shkruan DailyMail.
Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.
Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën ngrirje.
Gjersa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.
Por këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.
Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë