“Islami nuk është fe”, kryepeshkopi i Greqisë fyen islamin në një emision televiziv

Kryepeshkopi i Greqisë fyen islamin në një emision televiziv. “Islami nuk është fe“- është shprehur ai.
Deklaratat e kryepeshkopit të Greqisë, Ieronimos me përmbajtje ofenduese kundër fesë islame dhe muslimanëve kanë shkaktuar reagime në Greqi. Muslimanet e Trakias Perëndimore dënuan deklaratat e kryepeshkopit grek Ieronimos të cilat vendosin në objektiv fenë islame. “Në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë, shpresojmë që në vend të retorikave kundër islamit të përdoret një gjuhë më paqësore dhe bashkuese“, thuhet më tej në deklaratë. Janë edhe shumë institucione të tjera që kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj tij.

Kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos në një program në OPEN TV lidhur me luftën çlirimtare të Greqisë ka deklaruar se “Islami nuk është një fe” dhe se “muslimanët janë njerëz pro luftës“.
Duke kaluar para kamerave me një armë dhe disa amanete të shenjta në duar të cilat tha se janë që nga lufta çlirimtare, Ieronimos tha se “Islami, njerëzit e tij nuk janë fe, janë një parti politike, një dëshirë politike dhe njerëz të luftës, njerëz të ekspansionizmit. Kjo është cilësia e Islamit. Edhe mësimet e Muhammedit këtë e thonë“.