I është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë ish drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Vase Donevski.
Paraburgimi i është vazhduar me propozim të Prokurorisë për krim të organizuar pas skadimit të 30 ditëve të para paraburgim, transmeton Medial.mk.
Donevski ishte burgosur më 15 mars nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.