Janë grumbulluar mjetet financiare në ndihmë ndaj Ferdonije Qerkezit, bodrumi i shtëpisë-muze të së cilës u dëmtua nga vërshimet, shkruan KultPlus.
Për shkak të dëmtimit të gjësendeve të mbetura nga bashkëshorti dhe katër djemtë e vrarë e të zhdukur, Shpend Lila dhe Valon Canhasi kishin nisur iniciativën që tanimë po rezulton me sukses, , teksa përbrenda 36 orëve janë grumbulluar 7,300 Euro.
“Nona Ferdonije po ju përqafon dhe falenderon të gjithëve që u bashkuat në nismën tonë për ta ndihmuar pas vërshimeve të fundit. Dhimbjen nuk ja largojmë dot, por pak buzëqeshje e ngrohtësi në shtëpi i sollëm”, ka shkruar Lila.
Ai ka treguar se shuma e mbledhur është dorëzuar sot në shtëpinë e Qerkezit në Gjakovë
“Nona Ferdonije nuk është vetëm dhe nuk do të jetë asnjëherë. I ka 15 milion djem e çika nga e mbarë bota”, ka thënë Shpend Lila.
Kësaj iniciative në ndihmë ndaj gruas së hekurtë iu bashkua edhe Vasfije Krasniqi Goodman.