Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


396 raste të reja, 15 viktima dhe 442 persona të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit.
Indeksi i probabilitetit të rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot rezulton 18 për qind. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa në qytetet tjera nuk janë regjistruar më shumë se nga 20 raste të reja.

Numri më i lartë i të shëruarve është regjistruar në Shkup, Prilep dhe Kavadarc. Bilanci i rasteve aktive mbetet mbi 16 mijë.