Kurti s’e njeh vendimin e Kushtetueses: S’mund të më ndalë asgjë

I pyetur se si do të reagojë nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhje, Albin Kurti tha se ‘nuk ka asgjë që e ndalë”.
“Ne do të garojmë bashkë që të fitojmë bashkë dhe jam i bindur që do të fitojmë bashkë në këto zgjedhje, që janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve locale në Llap, në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum. Me 14 shkurt nuk është më ajo situate e vjetër me cilën parti. Është referendum ku qytetarët përcaktohen për zgjidhje të thjesht, partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonte të shkonte dhe ardhmërinë përpara që do ta nxjerr vendin nga kriza. Nuk janë zgjedhje për parti, është referendum.

Pengesat e ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik apo politike. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Nuk mund të përgjigjem me nëse, sepse s’ka pengesa që na ndalin më”, ka thënë Kurti.