Fenomeni indian i shahut, Rameshbabu Praggnanandhaa u bë këtë fundjavë, në moshën 12-vjeçare, mjeshtri i dytë, me moshë më të re, ndërkombëtar në historinë e kësaj disipline duke shënuar rekordin e moshës.
Në moshën 12 vjeçare, 10 muaj dhe 13 ditë, ky djalë i një punonjësi të bankës të Chennait, në jug të Indisë fitoi këtë titull prestigjioz në sajë të performancës së tij gjatë një turneu shahu në Ortisei (në veri të Italisë) që përfundoi dje.
Me përjashtim të titullit të kampionit të botës, grada e mjeshtrit të madh ndërkombëtar (GMI) është më e larta që mund të marrë një shahist.
Rekordi për mjeshtrin me moshë më të re mbahet ende nga Sergei Kariakin, i cili e mori këtë titull në vitin 2002 në moshën 12 vjeçare dhe shtatë muaj.
Për shkak të mjeteve të tyre modeste, familja e Rameshbabu Praggnanandhaa ishte e rezervuar që ai të hynte në shah, lojë të cilën ai ka filluar të shfaqë interes që në moshën katër vjeçare.
“Por, pasioni i tij për të luajtur shah ishte i pandalshëm, më është dashur ta fus në kurse trajnimi. Ai ka qenë i pandalshëm që prej asaj kohe”, deklaroi babai i tij, i cili mban të njëjtin emër si djali i tij, për shtypin indian.
Fenomeni 12-vjeçar trajnohet të paktën gjashtë orë në ditë dhe shikon pjesë në internet. Motra e tij, 17 vjeçe, Vaishali Rameshbabu është gjithashtu kampione shahu për vajza.