Acar në Maqedoni, temperatura minimale deri -7 gradë Celsius


Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje bore, më të përfaqësuara dhe më të dendura në pjesët perëndimore. Vetëm në pjesët juglindore reshjet do të jenë të shiut dhe të borës.

Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e borës, ndërsa në pjesët perëndimore dukshëm do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite edhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe pritet të formohet shtresë e hollë e borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 2 gradë Celsius.

Do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe shumë i ftohtë, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme kur edhe temperatura e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa gjatë fundjavës përgjatë Vardarit erë të përforcuar veriore. Të shtunën në disa vende do të bjerë borë.