Kovid 19 në Gostivar: Ulen rastet pozitive, rritet numri i të shëruarve


Në Gostivar dukshëm janë ulur rastet pozitive, ndërsa është rritur numri i të shëruarve nga virusi korona.

Për momentin në trajtim spitalor ka vetëm 15 pacientë, prej të cilëve vetëm dy janë në asistencë të oksigjenit. Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi thotë se pas një viti të vështirë që kaluam, situata vendoset në kontrollë dhe ka rënie të madhe të të infektuarve të rinj.

Spitali modular në Gostivar lëshohet në përdorim në fund të janarit. Deri në fillimin e procesit të vaksinimit, autoritetet shëndetësore të Gostivarit druajnë që mosë vijë deri te vala e tretë e pandemisë. Për këtë, punohet intensivisht që të shtohen kapacitetet spitalore dhe deri në fund të muajit janar duhet të vendoset në shërbim spitali modular.

Spitali modular do të ketë 35 shtretër dhe do të plotëson të gjitha standardet për trajtim të pacientëve me koronavirus. Ndryshe, në Gostivar paicientët me Covid 19 pos në repartin infektiv, trajtohen edhe në repartin internistik dhe atë neurologjik.

Në këtë të fundit aktualisht nuk ka asnjë pacientë, në infektiv trajtohen 10 dhe në atë internistik 5 pacientë. Nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 3829 pacientë të infektuar me koronavirus, 2890 janë shëruar, kurse betejën me virusin e humbën 152 persona. Aktualisht ka 787 raste aktive.