“Financial Times”: BE duhet të mbrojë, dhe jo të hedhë poshtë reformat e Shqipërisë

BE duhet të mbrojë, dhe jo të hedhë poshtë, reformat e Shqipërisë”, thotë titulli në prestigjiozen “Financial Times”, me autor drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar në Hagë, Willem Van Nieuvverk.

Ai argumenton se vetoja holandeze do të vinte në rrezik sundimin e ligjit, duke e vlerësuar reformën në drejtësi, si Modelin e Shqipërisë që duhet të zbatohet në të gjithë rajonin. “Por vetoja e ardhshëm holandeze në mbledhjen e Këshillin Evropian në 28-29 qershor mund të ngadalësojë apo ndalë këtë përparim. Pa marrëveshjen e BE-së për të nisur hapin e ardhshëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, reformatorët aktualisht në pushtet mund të mos jenë në gjendje të përballojnë interesat e rezervuara dhe forcat revanshiste që punojnë kundër këtyre ndryshimeve. Në një shtet ku 80 për qind e publikut, sipas sondazheve, mbështet hyrjen në BE, mund të vendoset zhgënjimi. Dhe lufta ndaj korrupsionit, krimit ndërkombëtar, në të vërtetë, lufta kundër të gjitha atyre që parlamentarët holandezë thonë se kanë frikë, mund të ndalet. Procesi zyrtar i negocimit siguron mjetet e nevojshme për një vend kandidat, nën lidershipin e duhur, për të arritur këto objektiva, dhe për BE të asistojë dhe monitorojë çdo fazë. Të ndalesh tani mund të jetë katastrofike. Një zhgënjim tjetër është se vetë BE ka nisur të mbajë Modelin e Shqipërisë si një model të fuqishëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkon anëtarësimin në BE. Të gjashta, përfshi dhe pesë shtete që ishin pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë, kanë trashëguar një sistem gjyqësor me probleme të qenësishme që kanë pasur dhe vendet e tjera ish-komuniste që tani janë anëtare të BE. Modeli i përdorur në Shqipëri mund të zbatohet në çdo vend të rajonit. Për të bërë këtë duhet të sigurohet që reformat janë më të mira në gjyqësor dhe shoqëri. Komisioni Evropian duket se pajtohet. Ai mbështet Modelin e Shqipërisë në vende të tjera në rajon, për shembull aktualisht në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm”, thuhet në shkrimin e Van Nieuvverk.

Ai vijon më tej: “Është në interesin vital të BE që sundimi i ligjit të zbatohet në të gjithë kontinentin, mes shteteve anëtare dhe fqinjëve. Por, refuzuar nga Këshilli, a do të ndjejë Komisioni se ka ende mandat për këtë? Ka gjithashtu ndikime nga shtete anëtare të BE, gjithashtu. Rrallë të përmendur, por e qartë në mendjet e disa parlamentarëve holandezë që kundërshtojnë se bisedimet me Shqipërinë janë “dështimet” e perceptuara të reformës në drejtësi në Rumani dhe Bullgari, kur u votuan në BE në vitin 2007. Protestat e tanishme në rrugët e Bukureshtit janë dëshmi se qytetarët rumunë mendojnë se sundimi i ligjit mungon dhe në vendin e tyre, gjithashtu. Ndikim i një gjendje të pasigurtë anembanë Evropës është bërë e dukshme vitet e fundit. Për shembull, kriza e emigrantëve. Mungesa e investimeve në politikat e përbashkëta të azilit dhe bashkëpunimi gjyqësor në Evropë është bërë me dhimbje i dukshëm. Ajo kërkon përpjekje dhe presion të jashtëm për të ndihmuar reformuesit vendas të kundërshtojnë interesat vetjake. Por kjo mund të bëhet, siç po tregon dhe Modeli i Shqipërisë. Por reforma është ende e brishtë, dhe e prekshme për t’u sulmuar në çdo fazë. Një tjetër vonesë në çeljen e bisedimeve mund të çrrënjoste përparimin e Shqipërisë”, thotë ai.