Deklarata skandaloze e Luljeta Aliut: Familjet e dëshmorëve nuk mund t’i respektojmë përgjithmonë


Analistja kosovare, Luljeta Aliu, ka dhënë një deklaratë skandaloze në një emision politik.

Ajo ka ofenduar njërën prej kategorive më të çmuara të vendit, familjet e dëshmorëve.

Sipas saj, kjo kategori s’duhet të ketë respekt gjatë gjithë jetës.
“Nganjëherë me duket paksa e tejkalume që secili me përmend patriotizmin e familjes së tij. Nuk ka nevojë me përsërit gjithmonë.

“Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara. Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmor, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo.