Syla mesazh diasporës: Po mundohemi me ndërtu një shtet ligjor, votoni, por mos falsifikoni

Analisti Valon Syla ka reaguar pas kritikave që diaspora i ka bërë rreth vendimit të KQZ-së, i cili do ta kontaktojë secilin votues nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Syla ka thënë se me këtë vendim nuk mundet dikush t’i mbush 50 fletëvotime.
Postimi i plotë i tij:

Mos u prekni Diaspora… po i shoh reagimet ndaj vendimit të KQZ. Nuk mundet më 1 person me i mbush 50 fletëvotime për krejtë familjen me postë… mos u prekni, se po mundohemi me ndërtu një shtet ligjor.
Mos u boni gërrnaça. Votoni, por mos falsifikoni.

Çka ka keq që ju verifikon dikush, si KQZ?
#albanologji #votimi #posta #falsifikimi