Nuk janë vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që do të hetohen nga FIFA.
Qeveria e futbollit botëror ka bërë me dije se ka filluar një hetim ndaj Gjermanisë për episodin që ndodhi pas golit të Toni Kroos.
Pas golit të shënuar në minutën e fundit të lojës kampi gjerman ka shpërthyer në festë ku ka pasur dhe provokime ndaj kampit suedez.
Më pas ndodhi dhe një përplasje ku u përfshi dhe ish-lojtari gjerman, Oliver Bierhof.
Dy pjesëtarë të kampit gjerman rrezikojnë gjobë ose dënim për të mos u paraqitur në fushë kur Gjermani të luajë.