“Ecolog” përveç Gjermanisë fillon vaksinimin edhe në vende tjera


Si formë e parandalimit të shpërndarjes masive të virusit Corona gjatë festave të fundvitit, shteti gjerman aprovoi fillimin e vaksinimit të popullsisë, më i madhi vaksinim në historinë gjermane të post-lu ftës.

Ecolog International përmes brandit EcoCare mbështet procesin e vaksnimit që filloi sot në Gjermani, megjithse kjo kompani ka qenë krah shteti gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Në fillim me testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.

Vaksinimi bëhet në qendra vaksinimi dhe në formë mobile përmes ekipeve mjekësore mobile, kompania Ecolog është pjesë e të dy formave, duke ofruar ekip mjekësor dhe administrative në qendrat e vaksinimit, ndërsa ekipet mobile të vaksinimit janë të përbërë nga mjek, teknik medicinal, si dhe punonjës adminsitrativ. Formën mobile të vaksinimit Ecolog e mbështet në më shumë qytetet gjermane, paralelisht procesi mbështetet edhe në qendrat e vaksinimit me kapacitet maksimal të mundshëm.

Përndryshe që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, kompania Ecolog International, ka zgjeruar fushën e veprimit dhe tashmë ofron edhe shërbime shëndetësore, përmes brandit EcoCare e cila funksionin në disa drejtime kryesore si organizimin e testime masive, krijimin dhe operimin e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve të lëvizshme të vaksinimit në shtete të ndryshme brenda dhe jashtë Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, etj