Top Channel ‘frymëzohet’ nga SHBA, kërkon t’i mbyllet Facebook-u Sali Berishës


Pas protestave pro Trump në Capitol Hill, Twitter mbylli përfundimisht llogarinë e Presidentit Donald Trump si përgjegjës për nxitje të dh*unës. Frymëzuar nga kjo ngjarje televizioni ‘Top Channel’ ngre pyetjen se “A duhet t’i mbyllet “Facebook”, Berishës?” për këtë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë në edicionin e lajmeve.
Referuar një sondazhi të ‘Gazetës Shqip’, nëse duhet t’i mbyllet llogaria në Facebook, ish-kryemistrit Sali Berisha, ‘Top Channel’ thotë se 85% e atyre që kanë votuar janë dakord.

Sipas medias kombëtare, në profilin e ish-kryeministrit ndër vite ka shumë thirrje që janë komentuar si dhunë nxitëse, por edhe lajme të rreme.
Lidhur me këtë lajm të ‘Top Channel’ ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se “Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore! SB”.