Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 7 viktima e 259 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu njoftoi Instuti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”. thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.